“Kombëtarja A nuk na merr më lojtarë”, Alban Bushi: Ekipi Shpresa kërkon Evropianin

Ekipi kombëtar Shpresa gjatë këtij muaji ka dy ndeshje të forta dhe shumë të rëndësishme në kualifikueset e Evropianit. Kuqezinjtë 21-vjeçarë do të jenë të impenjuar në Finlandë dhe më pas presin Malin e Zi.

Kombëtarja U-21 ndodhet e para në grup pas dy ndeshjeve dhe si kurrë më parë është afër një kualifikimi historik. Pasi ka publikuar një ditë më parë listën e lojtarëve të grumbulluar, trajneri Alban Bushi shprehet se e di kualitetin që ka ekipi i tij ka dhe si objektiv për të shkuar në Europian.

“Ekipi Kombëtar është një specifikë më vete, sepse ne marrim lojtarët që janë më në formë të momentit. Si Bibo dhe Selimaj kanë bërë paraqitje pozitive, por ne marrim ata që janë më të mirët. Këtë zgjedhje bëjmë ne.

Unë jam i mendimit që si fitorja dhe humbja duhet ta ruash shumë shpejtë. Me këtë strategji ecim dhe te dhomat e zhveshjes. Kur fitojmë dhe kur humbim duhet ta harrojmë dhe të shohim vendet e tjera. E dimë kush jemi dhe e dimë që skuadrat e tjera janë më lartë se ne. Jemi një ekip i fortë kur bëhemi bashkë.

Rumania shkonte 30 milionë euro dhe ne shkonim apo jo një milionë. Po të shikosh dhe lojtarët që kemi, nuk është një grup që të gjithë kanë minuta në këmbë. Është e kundërta me kundërshtarët. I qëndroj asaj që duhet të luftojmë 1 me 2. Duhet të falënderoj si Berishën si Shabanin do të na ndihmojnë në skuadrën tonë.

Ne kemi ecur, jemi përmirësuar. Bashkëpunimi me një grup sa më të gjerë na sjell edhe suksese.Kombëtaaj A ka shumë futbollistë tani. Do të vijë një kohë që trajneri do ta ketë shumë të vështirë për zgjedhjen. Ne na kanë penalizuar gjithmonë këta lojtarë që na ka marrë ekipi A në të shkuarën. Mendoj se tani nuk na merr më sepse mendoj se nuk janë gati për Kombëtaren A. Kemi dhe dy alternativa kur ekipi A të jetë pushim si Asllani dhe Mitaj.

Bashkëpunimin e kemi pasur gjithmonë me stafin e Kombëtares. Është bashkëpunim më i mirë kësaj radhe. Ka sjellë avantazhet e veta, na pëlqen.

Stafi është zgjeruar dhe trajneri nuk bën dot pa staf. Ne jemi përmirësuar nga viti në vit sepse punojmë. Këtë radhë do të shkojmë në limite. Nuk do të shkojmë për t’u mbrojtur. Ose kualifikim ose asgjë.

Mali i Zi është shumë i fortë, aq i fortë sa Finlanda. Është ekip që mund t’i marrë pikë kujtdo. E ka treguar që mund t’i marrë pikë shumë skuadrave. Nuk e kam menduar fare Malin e Zi. Në momentin që do të mbarojmë ndeshjen me Finlandën atëherë do e shohim malin e Zi.

Grupi e di shumë mirë që ka një qëllim për të shkuar në Europian. E dimë se sa të fortë jemi. Është projektuar te grupi që duam të shkojmë në Europian. Kjo më gëzon. Nga udhëtimi në Armeni ishim shumë të lodhur, ndërsa Rumania ishte më e freskët. Ky është qëllimi që i kanë vendosur vetes.

()

Arena e Lajmit


“Kombëtarja A nuk na merr më lojtarë”, Alban Bushi: Ekipi Shpresa kërkon Evropianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook