“Kosova, tokë e askujt”/ Deklarata e Ramës që shkaktoi “furtunë” u korrigjua nga “Financial Times”. Gazeta pranoi gabimin

Një artikull i publikuar më 3 tetor në Financial Times ku gazetari Marton Dunai interviston kryeministrin Rama, ka shkaktuar një sërë komentesh negative. Komentet dhe kritikat i adresohen deklaratës së Ramës në intervistë, sipas së cilës “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, është korrigjuar nga autori i shkrimit.

Por përmes një reagimi ne rrjetin social Twitter, Dunai pranon se ka pasur një gabim në shkrimin e tij i cili është korrigjuar. Gazetari sqaron se Kryeministri në fjalën e tij i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i Financial Times, Marton Dunai në rrjetin social X.
Në artikullin e Financial Times, Rama ka përsëritur kërkesën për rivendosjen e kontrollit të veriut të Kosovës nga ana e NATO-s. Kryeministri shqiptar iu ka bërë thirrje liderëve perëndimorë për të zgjidhur “çmendurinë e pafund” ndërmjet vendeve të Ballkanit. “NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë”, citon kryeministrin e Shqipërisë gazeta Financial Times.

Arena e Lajmit


“Kosova, tokë e askujt”/ Deklarata e Ramës që shkaktoi “furtunë” u korrigjua nga “Financial Times”. Gazeta pranoi gabimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook