“Përfundoi në koma nga anestezia”, gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pasi ishte te dentisti: Djalin s’e kthejmë dot, por duam drejtësi!

Gjyshi i fëmijës 3-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi kishte qenë te dentisti për disa ndërhyrje te dhëmbët e tij, ka treguar detaje nga ngjarja.

Në një prononcim për mediat, gjyshi i vogëlushit tha se djali përfundoi në koma për shkak të anestezisë.

“Mjekët u mblodhën të gjithë, bënë konsultë. Unë jua thash se shkaktar i kësaj gjendje, ishte mjeku. Ai i hodhi narkozë të tepër, se ata e thanë se po i hiqnin mbingarkesën. Ata po punonin kot. Ata e dinin që djali nuk kthehej në jetë, që për të na qetësuar ne. E mbajtën 3 ditë. Të enjte në darkë e shtruam, të diel në darkë ndërroi jetë. I bëmë autopsinë. Nuk kemi folur as me dentiste as dentist. Vetëm mjekët e spitalit ishin aty. Ne duam vetëm një gjë nga shteti, se e dimë që nuk kthehet djali; duam drejtësi. Ne bëmë kallëzim në polici. Nuk kemi marrë asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi dëgjuar për disa raste në atë spital. Ne kemi atë dhimbje dhe ai po punon atje. Ai ka në spital punonjës që po punon ende, operon nga zemra, bashkë me gruan, vajzën dhe dhëndrin. Kërkojmë drejtësi!”, tha gjyshi.

 

()

Arena e Lajmit


“Përfundoi në koma nga anestezia”, gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pasi ishte te dentisti: Djalin s’e kthejmë dot, por duam drejtësi!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook