Reforma Zgjedhore shkakton “përplasje” në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe podiumin e qeverisë, anulohet votimi

Ka nisur dhe ka përfunduar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar disa herë foltoren.

Pas një dite maratonë, në orët e mbrëmjes së sotme, deputetët kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet. Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.

Sakaq, në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vet në komisionin e reformës zgjedhore.

“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

Arena e Lajmit


Reforma Zgjedhore shkakton “përplasje” në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe podiumin e qeverisë, anulohet votimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook