Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi për rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës. Sipas Bardhit PS nuk e kishte çështje me urgjencë.
“Qëndrimi jonë do të jetë për të dënuar sulmin ndaj Kosovës. Qëndrimi juaj ishte se nuk ka çështje urgjencë. S’ka asnjë rrëzim të asnjë kërkesë për interpelancë. Në rezolutë do të paraqitet vetëm qëndrimi për Kosovën.’- tha Bardhi.
Në përgjigje Çuçi u shpreh se nuk duhet të zgjasim këtë debat pasi është retorikë boshe.
“Kemi thënë se duhet të ketë hetim. Mos ta zgjasim më këtë debat, pasi është trup edhe për në shqiptarët që zihemi me retorikë boshe. Ne do ta tregojmë veten se jemi në unison të plotë me Kosovën në rezolutën e përbashkët që do të miratojmë të gjithë bashkë”, deklaroi Çuçi.