Tirana do të përballet me Vllazninë të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Pas pezullimit të Shehi, bardheblutë do të drejtohen përkohësisht nga trajneri i Tirana U-19, Julian Ahmataj.
Ahmataj do të jetë në pankinë vetëm për sfidën ndaj shkodranëve, ndërsa pushimi për shkak të impenjimit të kombëtareve do t’i japë kohë të mjaftueshme klubit për gjetjen e teknikut të ri.
Tirana renditet në vendin e katërt në kampionat me 10 pikë të grumbulluara deri më tani. Ekipi kryeqytetas vjen në këtë përballje ndaj Vllaznisë, pas dy humbjesh radhazi.
(J.S/)