Balla takon ambasadorin Hivzi: Bashkëpunim me Arabinë Saudite në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.

Balla informoi se në takim u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm, Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha ai.

Ministri siguroi se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike.

Arena e Lajmit


Balla takon ambasadorin Hivzi: Bashkëpunim me Arabinë Saudite në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook