Basha në Lin, viziton familjen Petre: Kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë ndalesës së tij në Lin, vizitoi familjen e Filip Petre, familje që ka vuajtur përndjekjen dhe ndëshkimin nga diktatura komuniste.

Sipas Bashës në mënyra që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre.

“Sot në Lin, pata kënaqësinë e veçantë të vizitoja familjen e Filip Petre, i përndjekur politik.
Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, paçka se sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne. Që e shkuara të mos harrohet dhe shërimi i plagëve ende të hapura të regjimit komunist të jetë përfundimtar, kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre”, – shkruan Basha pas takimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Basha në Lin, viziton familjen Petre: Kemi detyrën të shlyejmë borxhin moral dhe material ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook