Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula propozon krijimin e një konfederate të opozitës, me të gjitha partitë e spektrit të djathtë që të përballen me qeverinë në zgjedhjet e vitit 2025.
Në një intervistë në News 24, ai tha se Berisha mund të jetë drejtuesi i konfederatës, por opozita duhet të ketë një emër tjetër për kryeministër dhe një qeveri hije.
Cfarë ndodhi dje në fund të seancës?
Qëllimi i kësaj maxhorance është ta mbajë opozitën në këtë nivel. Ata i fryjnë zjarrit brenda nesh. Kur ke budallenj brenda nesh…
Kush janë këta?
Janë 3-4 persona që sjellin këtë situate. Si mund të ndodhë që një shumicë brenda opozitës të trajtohet si pakicë. Të gjithë e dinë si i fitoi Rama zgjedhjet e 2021, por është shumicë dhe po qeveris. E njëjta situatë është edhe me opozitën, një pakicë nuk mund ta kontrollojë shumicën në opozitën. Lulzim Basha e dha mesazhin qëkur tha do votojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që kryetari ta ketë 10 milionë lekë rrogën. Unë dje shkova me bukë në Kuvend për të thënë se sa është rritja reale e pensioneve, as gjysmë buke nuk janë rritur. Dje shkuan dhe votuan për të hequr bonusin e bebeve për emigrantët. Nuk e di ku ka arritur tu shkojë mendja kaq e sëmurë këtyre. Ua thashë edhe në Kuvend “nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe prapë fitojnë”. Berisha i pari, Basha për aq sa ka, dhe ne të tjerët, nuk kuptojmë gjendjen tonë, jemi të vdekur në 2025. Duhet reflektim nga të gjitha palët.
Basha thotë “unë jam në rregull”, ka nisur takimet…
As Berisha dhe as Basha nuk na sjellin në pushtet.
Kush, Bardhi për shembull?
Kushdo mund të jetë. Ky vend tani ka nevojë për burra dhe gra të ndershëm. Nuk është gjë e madhe të flasësh bukur, por duhet të jesh i pakorruptuar.
Bashkimi i dy grupeve nuk po jep rezultat dhe kërkoni tërheqjen e Berishës dhe Bashës?
E kam thënë edhe në mbledhjen e të martës nëse vazhdojmë me këtë qasje, këto mbledhje janë të pafrytshme. Nuk po them që të zhduken Basha dhe Berisha, por duhet gjetur mekanizmi. Unë e kam të qartë idenë. Mund të jetë konfederata, nuk mund të injorohen Shehi, Duka, Mediu, Partia e Lirisë. Berisha mund të jetë kryetari i konfederatës, që ka rol në koordinimin e bërthamës së konfederatës. Kjo konfederatë duhet të kishte emrin e kryeministrit dhe qeverisë hije. Për mua as Berisha, as Meta as Basha nuk bëhen kurrë kryeministra. Nuk e besoj dot që Berisha të bëhet kryeministër për herë të tretë.
Pra konfederata do të zgjedh kryeministrin dhe ministrat hije?
Po me emra konkretë. Ky duhet të jetë modeli që duhet ti vëmë përballë kësaj qeverie. Duhet nxjerr një kryeministër me asnjë lidhje me të kaluarën, pa asnjë akuzë. Kjo është e vetmja rrugë që unë mendoj. I thashe dhe Berishës “ti do jesh në krye të opozitës dhe do kesh deputetë, por nuk bëhesh dot kryeministër”.
E keni artikuluar me deputetët këtë propozim?
Me kolegët po, por nuk e kam bërë propozim institucional. Shoh përgjegjshmëri nga deputetët e Rithemelimit, nga ne, por edhe nga 1 apo 2 deputetë të Bashës.