EMRAT/ Bllokuan foltoren, Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të 8 deputetëve të opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit.

Gazetari Osman Stafa bën me dije për se janë përjashtuar deputetët, Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Vendimi vjen pas kërkesës së një grupi deputetësh të mazhorancës.

Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet. Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.

()

Arena e Lajmit


EMRAT/ Bllokuan foltoren, Komisioni i Etikës përjashton për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook