Pas Apple dhe Samsung, në treg konkurron edhe Google, prezanton telefonin e ri!

Pas Apple dhe Samsung, tanimë në treg konkurron edhe Google.

Kompania ka publikuar, pas pritjes së gjatë, telefonin inteligjentë Pixel 8 dhe një orë të re, me teknologjinë e inteligjencës artificiale të integruar në to. Ekspertët parashikojnë që Pixel 8, të sfidojë hapur e të kërcënojë shitjet e iPhone në të gjithë botën dhe është dizenjuar enkas për të treguar sesi produktet Andriod, mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë.

Telefonat PIXEL janë vërtetë popullorë, sidomos për ata që janë të apasionuar pas fotografive apo edhe për konsumatorët që janë fanatikë të telefonave të modifikuar, siç është ky smartphone i Google. Inteligjenca Artificiale në telefon, siç Google njofton, do të ndihmojë së pari me fotografikë, do të përmbledhë në një të vetme çdo faqe internet të hapur dhe do të bllokojë automatikisht thirrjet e padëshiruara. Pixel 8 Pro, mat automatikisht edhe temperaturën e trupit të përdoruesit. Telefoni Pixel 8 ka një çmim fillestar prej 699$ ndërsa Pixel 8, nis nga 999$. Ndërsa orët inteligjente të Google nisin nga 349$.


Arena e Lajmit

Pas Apple dhe Samsung, në treg konkurron edhe Google, prezanton telefonin e ri!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook