Pas kërkesës së PS-së për t’u marrë masa administrative ndaj 5 deputetëve të PD-së, reagon Lefter Geshnjeta, e ri i të cilit ishte mes tyre.
Në një reagim në Facebook, Gështenja thotë se “kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi”.
Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Rama ndaj Kosovës, demokrati tha se ‘doli zbuluar se kush ia lëviz fijet’.
“Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.
S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet!”, shprehet Geshtenja.