Telashe për Mançester Sitin, kërkohet hetim për lidhjet me Rusinë të sheikut Mansur. Çfarë do të ndodhë me Dinamon?

Një grup avokatësh, të punësuar nga një aktivist ukrainas i cili për momentin mbetet anonim, i kanë kërkuar zyrtarisht qeverisë britanike që të tregojë hapat që ka ndërmarrë në hetimet ndaj pronarit të Mançester Sitit, sheikut Mansur bin Zajed Al Nahjan. Ai akuzohet prej tyre se ka ndihmuar oligarkët rusë që të lëvizin asetet e tyre drejt Emirateve të Bashkuara Arabe në një periudhë kur Britania e Madhe kishte vendosur sanksione ndaj tyre.

Avokatët në fjalë i kanë shkruar Sekretarit të Punëve të Jashtme, Xhejms Kleverli, që të tregojë nëse janë kryer hetimet e mjaftueshme për sheikun Mansur, i cili është edhe zëvendëskryeministër në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe të përcaktojë nëse edhe ai duhet t’i nënshtrohet sanksioneve nëse vërtetohet një gjë e tillë.

Nëse pala britanike nis procedimin për sanksionimin e sheikut Mansur, atëherë ai do ët jetë i detyruar të heqë dorë nga pronësia e Mançester Sitit, ashtu siç bëri Roman Abramoviç me Çelsin një vit më parë. Premier Liga ka ndryshuar rregulloren mbi pronësinë e klubeve dhe çdo person i cili në mënyrë direkte apo indirekte, vlerësohet nga qeveria angleze si bashkëpunëtor në konfliktin në Ukrainë, nuk ka të drejtë të jetë pronar i klubeve. Avokatët këtë radhë i kanë shkruar direkt qeverisë, duke u bazuar pikërisht të fakti që sheiku Mansur është një figurë dalluese për futbollin anglez, si pronar i klubit më të suksesshëm të viteve të fundit në Britaninë e Madhe.

Nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë kjo edhe për klubin e Dinamos, që ka marrëveshje bashkëpunimi me britanikët dhe e ka bazuar te kjo projektin e ri. Largimi nga Mançester Siti i sheikëve të Emirateve të Bashkuara Arabe padyshim që do të sillte një goditje të rëndë për grupin që menaxhon “City Group” dhe projektin sportiv të tij për të ardhmen në të gjithë globin, rrjedhimisht edhe në klubin shqiptar./ Panorama Sport

Arena e Lajmit


Telashe për Mançester Sitin, kërkohet hetim për lidhjet me Rusinë të sheikut Mansur. Çfarë do të ndodhë me Dinamon?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook