Tritol e mesazhe kërcënuese/ Sot u qëllua me breshëri plumbash, saga e atentateve ndaj Skënder Likës dhe akuzat për vrasje ndaj tij dhe të afërmve

Atentate me tritol, mesazhe paralajmëruese me plumba e akuza për vrasje. Skënder Lika, ndaj shtëpisë së të cili u qëllua sot me breshëri tritoli është një emër i njohur për policinë.

Më 10 mars të këtij viti, shtëpisë së tij në Sanxhak të Kurbinit iu vendos tritol. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.

Ndërsa më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.

Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Pak muaj më pas, në dhjetor 2021 policia arrestoi Skënder Likën dhe djalin e tij, si dhe shokun e tij për vrasjen e Rakip Rolit. Më pas është provuar që s’ka lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë.

Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Arena e Lajmit


Tritol e mesazhe kërcënuese/ Sot u qëllua me breshëri plumbash, saga e atentateve ndaj Skënder Likës dhe akuzat për vrasje ndaj tij dhe të afërmve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook