Ahmataj pas suksesit të Tiranës: Jam në dispozicion të klubit, skuadra duhet të sakrifikojë për rezultatet

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj analizoi fitoren 0-1 ndaj Vllaznisë.

“Në këtë ndeshje, nuk ishte meritë e imja, sepse asnjë trajner nuk ka çfarë bën për një ditë. Unë u thirra për të dhënë kontributin për këtë ndeshje. Meritat i kanë lojtarët. Pashë një motivim të madh të skuadrës dhe shumë cilësi./ Këtë nuk e ka vënë njeri në dyshim. Lojtarët kanë dhënë maksimumin.

Në pjesën e parë kemi bërë shumë aksione të rrezikshme, por nuk kishim finalizimin. Si lkojë ishte me ritëm. Vllaznia na rrezikoi me goditjet standarde.

Futbollistët duhet të impenjohen me ne, për të ecur përpara. Nuk kemi bërë asgjë, kemi fituar vetëm një ndeshje. Ndeshja me Vllazninë është speciale, por kemi shumë punë përpara.

Kemi pak problem në qarkullimin e topit, duhet ta përmirësojmë këtë, sepse mundësinë këtë e kemi.

Në çdo klub të botës dhe në çdo vend, vijnë situata të tilla, kur ke një periudhë të gjatë. Këto vijnë në fillim të kampionatit, kur vjen pas një vere me lojëra të mira. Asnjë nuk i ka vënë në dyshim cilësitë dhe dëshirën e këtyre lojtarëve. Ky është problem i shumë skuadrave, jo vetëm i Tiranës.

Kemi edhe Kozin portier, që ka dalë nga akademia e Tiranës. Portieri që aktivizuam sot, është për shkak se Lika u tërhoq nga porta dhe kërkoi një lloj relaksimi. Mosha bën të vetën dhe ne e pranuam. Portierët e rinj është e vështirë të luajë në një skuadër, por mendojmë se kanë cilësi për të bërë mirë.

Lika do jetë pjesë e skuadrës, deri sa Selmani të rikthehet, sepse mund të rikthehet sërish për të dhënë kontributin e tij.

Në momente të ndryshme të lojës, është sakrifica që duhet të bëjë një futbollist, për të mos treguar problemet fizike. Lojtarët janë të aftë me përgatitjen fizike të mirë. Ana psikologjike ka ndikuar te rezultatet e mëparshme.

Unë jam në dispozicion të klubit, do vendos të gjitha energjitë e mia, për të çuar Tiranën përpara, me aq mundësi dhe dije sa kam. Jo gjithmonë fatet janë te trajneri. Janë lojtarët që erdhën nga stoli, ata që ndryshuan lojën” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Ahmataj pas suksesit të Tiranës: Jam në dispozicion të klubit, skuadra duhet të sakrifikojë për rezultatet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook