Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci

GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tucit i reduktohet dënimi në 1 vit burg. GJKKO ka caktuar ndaj Tucit edhe një dënim plotësues, siç është heqjen për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkatërrim prone’, pasi se dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.
()

Arena e Lajmit


Akuza për shpërdorim detyre, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook