“Do të jetë e fortë, e vështirë”, Sylvinho: Nuk bëjmë llogari me Çekinë. Trajneri paralajmëron edhe Brojën: I lumtur që rikthehet, por forca jonë është grupi

Më 12 tetor, në “Air Albania”, Shqipëria luan finalen më të rëndësishme në kualifikueset “Euro2024”, sfidën me Republikën Çeke. Për vetë pozitat që ndodhen dy ekipet në Grupin E, Shqipëria në vendin e parë me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Çekia me 8 pikë, por me një ndeshje më pak, e bënë këtë sfidë jetike për të dy përfaqësueset, një ndeshje që pritet të thotë shumë për fatet e “Euro2024”.

386719076 708972044598639 8360331302898761057 N
386719076 708972044598639 8360331302898761057 N

Një ditë më parë Syvlinho, trajneri i Kombëtares, publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këtë takim, vetëm një ndryshim, rikthimi i Armando Brojës pas afro një viti, ndërsa mungon Odise Roshi. Disa nga legjionarët kuqezi nuk vijnë në kushte perfekte, mbi të gjitha Ismajli dhe Gjimshiti, për të gjitha këto, Sylvinho po flet në këto momente live në konferencë për shtyp:

Dëmtimi i Ismajlit, si është gjendja dhe a keni alternativë për zëvendësim?
“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme.”

Sulmi, të gjithë mund të kërkojnë të luajnë nëse shkojmë në Europian, a mund të jetë shqetësim për ju kjo?

“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë. Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion.”

Mungesa e Abrashit? Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Mungesa e tij ka të bëjë me rivalët. Na duhen centimetra në këto ndeshje, sidomos në mesfushë. Ne zgjodhëm Gjasulën për këto ndeshje, kjo për shkak të lartësisë së tij.

Duke qenë se nga puna në klub në Kombëtare nuk kemi pasur shumë kohë, është e rëndëishme të pimë një kafe me futbollistët, dhe për këtë kemi bërë këtë tur duke i vizituar futbollistët në klubet e tyre. Jam i kënaqur nga takimet, atmosfera, jemi të vetdijshëm për ndeshjet që kemi përpara, kemi dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, kemi derdhur djersë, forca e skuadrës është shpirti i garës. Jam shumë i lumtur dhe nga tifozët për mbështetjen e treguar.

Që në fillim kemi thënë që llogaritë bëhen në nëntor. Më kujtohet që kemi thënë që është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar se ka ndarje piksh, kemi ndeshje të vështira. Në këtë moment nuk mund të bësh llogaritë. Më vonë, ndoshta në nëntor po, duhet kjo apo jo. Kjo është ndeshje e vështirë . E vërtetë që luajmë në shtëpi, me njerëzit tonë, me atmosferë të jashtëzakonshme, por është e vështirë, mund të ndodhë gjithçka, si ndaj Polonisë. Ka kampionë në fushë, nga një anë dhe tjetra. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Por është e vështirë, duhet përgatitur shumë mirë. Por çdo lloj llogarie bëhet vetëm në nëntor.

Shumë alternativa në mesfushë e sulm? Unë mendoj se është luks në sensin e mirë, se nëse luan, shënon dhe është i fortë, është e bukur. Sa më shumë luan një lojtar, aq më shumë vjen entuziast dhe i fortë. Unë duhet të bëj një zgjedhje të 11 lojtarëve, ne kemi avantazh. Në këtë moment ne nuk jemi 11 por 25 dhe këtë e kanë kuptuar edhe lojtarët. 2-3 lojtarë kanë hyrë në lojë dhe kanë bërë 10-15 minuta të jashtëzakonshme, kanë dhënë shumë gjera, kanë vendosur lojën. Ky është një luks i mirë. Sa më mirë kthehet në formë një lojtar, aq më mirë. I bëj unë zgjedhjet, për mua sa më mirë mbërrin një lojtar në grumbullim, aq më mirë.

Broja? Unë mendoj se mund të përgjigjem në dy pjesë. Po, kemi qenë një herë në Londër, kam folur me lojtarin, Çelsi po punon mirë me të. Ai ka pasur një dëmtim prej 10 muajsh, është një dëmtim i vështirë, nuk është i thjeshtë, ai ka bërë dy ndeshje, në të fundit luajti 65 minuta dhe shënoi. Po, e ndjekim lojtarin. Sa i përket Brojës në kombëtare, është një kënaqësi ta kem këtë lojtar. Por forca dhe entuziazmi di tifozëve nga kryesimi i grupit, është i bukur. Por ne brenda jemi të ndërgjegjshëm që forca e këtij grupi nuk është i një, apo dy, apo tre lojtarëve, është i grupit. Dhe të gjithë e kanë kuptuar se me djersë dhe mund e zemër kemi bërë mirë deri këtu për këtë arsye. Grupi e ka kuptuar. Por është kënaqësi që kthehet një futbollist i tillë. E dyta duhet të vlerësojmë lojtarin. Ai kthehet, sot luan ose jo. Duhet ta shohim, do të kthehet, të flasim, kemi 2-3 ditë stërvitje që ta shohim e vlerësojmë. Ka mundësi ai dhe të tjerë që vijnë, Për shembull Cikalleshi është dëmtuar në shtator, ka bërë stërvitje dhe është kthyer këtë javë dhe po stërvitet. Luan të dielën, nuk e dimë se si është. Edhe Keidi Bare kishte një dëmtim të lehtë, do të vijë, duhet ta vlerësojmë. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë, përgjigja si për Brojën është që duhet t’i vlerësojmë të gjithë çdo ditë”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Arena e Lajmit


“Do të jetë e fortë, e vështirë”, Sylvinho: Nuk bëjmë llogari me Çekinë. Trajneri paralajmëron edhe Brojën: I lumtur që rikthehet, por forca jonë është grupi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook