Ekskluzive/ Sulm ndaj tifozëve të Tiranës, mbështetësit e Vllaznisë të irrituar pas humbjes

Tirana triumfoi 0-1 ndaj Vllaznisë në Kukës, me një gol në fund. Gjithsesi, gjërat duket se nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes, pasi siç shihet në pamjet ekskluzive të siguruara nga , tifozët e shkodranëve, të irrituar pas humbjes, kanë sulmuar ata bardheblu, në Reps.

Një kaos i vërtetë i krijuar në rrugë, ku siç shihet qartë, nuk mungon hedhja e sendeve të forta. Për ekipin e Vllaznisë, ky është rezultati i 3-të i dobët radhazi. Në 3 takimet e fundit, ekipi i Memellit regjistron 2 humbje dhe 1 barazim. Ndeshja e radhës e ekipit nga Shkodra është pikërisht ndaj Skënderbeut, pas impenjimit të Kombëtareve.

 

()

Arena e Lajmit


Ekskluzive/ Sulm ndaj tifozëve të Tiranës, mbështetësit e Vllaznisë të irrituar pas humbjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook