I mituri përfundon në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, reagon Erisa Xhixho: Konsumimi i këtij gazi të ndalohet me ligj!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me konsumimin e tullumbaceve të azotit nga adoleshentët, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e të rinjve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është shprehur e indinjuar për rastin në fjalë dhe ka bërë thirrje publike që konsumimi i këtij gazi të dëmshëm duhet të ndalohet me ligj.

Reagimi i plotë:

Tollumbacet me azot mbeten rrezik për shëndetin e të rinjve tanë. Konsumimi i këtij gazi të dëmshëm duhet të ndalohet me ligj.

Pak ditë më parë, në Komisionin e Ligjeve ngrita shqetësimin e mungesës së bazës ligjore për të parandaluar helmimin masive që po u shkaktohet adoleshentëve nëpër lokalet e Tiranës, ku kjo lëndë shitet hapur dhe me faturë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ngul këmbë që nuk ka vakum ligjor, çdo ditë të rinjtë vuajnë pasojat e tollumbaceve me azot, duke përfunduar edhe në spital.

Një ligj i qartë që e fut këtë lëndë në substancat e ndaluara për konsum, përtej atij mjekësor, është emergjencë.

Është emergjente të veprojmë sot, pasi shëndeti i fëmijëve tanë duhet të jetë prioritet.

()

Arena e Lajmit


I mituri përfundon në spital pasi konsumoi tullumbace me azot, reagon Erisa Xhixho: Konsumimi i këtij gazi të ndalohet me ligj!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook