Kryeparlamentarja Nikolla dënon sulmin e grupit Hamasit kundër Izraelit: Shqipëria kundër terrorizmit, për mbrojtjen e paqes

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dënuar sulmin e militantëve palestinezë në Rripin e Gazës të cilët lëshuan dhjetëra raketa në Izrael, duke vrarë të paktën 40 persona.

Ndër të tjera, Nikolla shprehet se Shqipëria o të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes.

“Kuvendi i Shqipërisë dënon ashpërsisht sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit dhe është në krah të popullit izraelit në këto momente të vështira. Lutjet, mendimet dhe mbështetja jonë shkon për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre në Izrael.  Shqipëria do të vijojë të jetë në krah të partnerëve strategjikë, ShBA dhe BE, në luftën kundër terrorizmit, për mbrojtjen e sigurisë dhe të paqes”, shkruan Nikolla.

()

Arena e Lajmit


Kryeparlamentarja Nikolla dënon sulmin e grupit Hamasit kundër Izraelit: Shqipëria kundër terrorizmit, për mbrojtjen e paqes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook