Për të ishte si një derbi, pasi është rritur në radhët e rivalëve të Dortmundit, Shalke 04. Malik Çau, mbrojtësi i Milanit, ka folur për “Milan TV” në lidhje me Dortmund-Milan, ndeshja e ditës së dytë të Grupit F të Ligës së Kampionëve 2023-2024 që u zhvillua në “Signal Iduna Park” duke deklaruar se:
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Bëmë shumë gabime teknike, por në përgjithësi e merituam të fitonim. Me thënë të drejtën na djeg ai barazim sepse donim më shumë dhe nëse shikoni veçanërisht pjesën e dytë kuptohet se mund të bënim më shumë”. Situata është e ndërlikuar pasi vendin e fundit me të parin e ndan vetëm një fitore, por lojtari gjerman ka besim.
“Rezultati i PSG-së është dëshmi se gjithçka është e mundur. Ne jemi Milani dhe kemi cilësitë tona dhe i kemi demonstruar në këto dy ndeshje. Duhet të jemi më të saktë para porte për të qenë më të kënaqur pas ndeshjeve”. Te kuqezinjtë nuk ka kohë për ndalesa. Nesër në 20:45 luhet Xhenoa-Milan dhe Çau premton se ai dhe shokët do të jenë gati pasi dëshirojnë të ruajnë kreun të cilin e kanë në bashkëpronësi me Interin që po nesër pret Bolonjën.
“Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të bëjmë më të mirën për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer ndaj Xhenoas. Do të kishte shumë rëndësi të mbyllnim këtë pjesë të sezonit me një fitore”, përfundoi mbrojtësi gjerman./Panorama Sport