Pritjes i vjen fundi. Thomas Strakosha ka debutuar në Premier League. Portieri shqiptar luajti titullar me Brentford në ndeshjen ndaj Manchester United, të mbajtur në “Old Trafford”.
I pafat Strakosha në mesin e shtyllave, pasi pësoi 2 gola në fund. Kujtojmë që 28 vjeçari pati fillimet e veta te Salernitana, për t’u transferuar më pas te Lazio, skuadër me të cilën luajti shumë sezone. Sa i takon ndeshjes së sotme, United fitoi me shifrat 2-1. Takimi tjetër i Brentford është në shtëpi ndaj Burnleyt, menjëherë pas impenjimit të kombëtareve.
(J.S/)