Prjektbuxheti 2024/ Ministri Mete në Këshillin e Investimeve: Bizneset, pjesë e konsultimeve për paketën fiskale

Këshilli i Investimeve zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës nën drejtimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, me temë diskutimi “Për Përmirësimin e Cilësisë së Shërbimeve Publike të Digjitalizuara ndaj Biznesit”.

Mete informoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në fazën e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2024 dhe paketës së re fiskale. Në këtë drejtim, ministri Mete ftoi biznesin që të bëhet pjesë e konsultimeve përkatëse.

“Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet e biznesit, për të cilat në vijimësi do të zhvillojmë takime të posaçme për të biseduar dhe për të kuptuar më mirë qasjen dhe propozimet e përfaqësuesve të biznesit”, tha Mete.

Në fjalën e tij, ministri Mete vlerësoi kontributin e Këshillit të Investimeve në trajtimin e një sërë çështjeve, pasi është një platformë që mbledh së bashku përfaqësuesit e biznesit, qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare, ndërsa theksoi nevojën për të pasur një përfaqësim më të gjerë nga biznesi në KI.

Mete ftoi përfaqësuesit e biznesit dhe dhomat e tregtisë që japin rekomandimet e tyre zhvillimin e mëtejshëm të cilësisë së ofrimit shërbimeve publike të digjitalizuara, me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznes, reduktimin e problematikave të sipërmarrjes dhe rritjen e konkurrencës në rajon e më gjerë.

Në fund të fjalës së tij, ministri ritheksoi rëndësinë e madhe të forcimit të bashkëpunimit mes biznesit dhe qeverisë, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe rritjes së qëndrueshme të ekonomisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, dhe zv.Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare.

 

Arena e Lajmit


Prjektbuxheti 2024/ Ministri Mete në Këshillin e Investimeve: Bizneset, pjesë e konsultimeve për paketën fiskale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook