Tirana ka qenë e pafat sa i përket dëmtimeve të titullarëve. Situata e disa prej tyre ka nisur të ndryshojë për mirë duke pasur edhe afate për rikthimin e tyre.
Portieri Gentjan Selmani projektohet që të jetë gati në janar. Sulmesi brazilian, Patrik, ka nisur punën me topin dhe mund të jetë gati për disa minuta në derbin me Partizanin.
Ardit Deliu e ka kaluar plotësisht dëmtimin. Portieri Selmani po punon për të qenë gati sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta në fund të dhjetorit nis stërvitjen me skuadrën e parë. Me shumë mundësi portieri do të jetë në fushë në fazën përgatitore të janarit. PanoramaSport