Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia shkoi për të sekuestruara kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho.

Ndërsa policia dhe prokuroria kanë shkuar pasditen e sotme për të sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë klinikë, mjeku ka deklaruar se nuk ka.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për Arena e Lajmit se Xhaxho ka deklaruar se nuk ka kamera sigurie prej datës 23 shtator, pasi ka kryer disa punime. Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave).

Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.

 

Arena e Lajmit


Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia shkoi për të sekuestruara kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook