Zvicra drejt europianit të 3-të radhazi, trajneri publikon listën për kualifikueset, s’mungojnë shqiptarët

Koha kalon shpejt dhe te Zvicra kërkojnë të rezervojnë vendin e tyre në Europianin e tretë radhazi. Kombëtarja Helvete gjendet në grupin I në kualifikueset e Euro 2024, bashkë me Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë, Kosovën dhe Andorrën.

Zviceranët kanë luajtur në të gjitha kompeticionet e mëdha që nga viti 2004 (Euro 2012). Madje, kjo Përfaqësuese ka arritur në çerekfinalet e europianit herën e fundit, më larg se asnjëherë më parë, duke eliminuar kampionen e botës në atë kohë Francën, gjatë rrugës.

Siç qëndrojnë gjërat, skuadra është në rrugën e duhur për të prerë një biletë për në Gjermani verën e ardhshme, pasi kanë mbetur të pamposhtur në kualifikime deri më tani.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin publikoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës, ndaj Izraelit dhe Bjellorusisë. Në listë nuk mungojnë lojtarët shqiptarë, si Xhaka dhe Shaqiri.

LISTA:

Portierë: Kobel, Mvogo, Sommer.

Mbrojtës: Akanji, Elvedi, Fernandes, Garcia, Lotomba, Rodriguez, Schar, Zesiger.

Mesfushorët: Aebischer, Freuler, Itten, Ndoye, Sow, Xhaka, Zakaria.

Sulmues: Amdouni, Okafor, Shaqiri, Steffen, Vargas.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Zvicra drejt europianit të 3-të radhazi, trajneri publikon listën për kualifikueset, s’mungojnë shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook