Sulmuesi i të kuqve, Tedi Cara ishte autor i një goli në fitoren e Partizanit 4-3 ndaj Kukësit.
“Nuk kam qenë ku duhet në 5 ndeshjet e para se duke mbyllur ndeshjet europiane me gola duhej ta nisja kështu në kampionat. Por nganjëherë fati ndikon dhe me mua nuk ka qenë fati dhe nuk kam shënuar. Jam i lumtur që shënova sot, u zhbllokova dhe ndihmova ekipin.
Ne shënuam golat por duhej të bënim edhe më mirë në fazën mbrojtëse se ajo nis nga sulmi. Duhej të bënim presing më mirë në pjesën e dytë. Po flisnim edhe me çunat, por edhe rezultati 2-0, apo 3-1 e 4-2 është pak problem se mendon se e ke fituar ndeshjen. Ashtu ndodhi tre herë sot, rrezikuam më shumë për të barazuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe kjo rrezikshmëri e sotshme të na shërbejë në të ardhmen që të mos bëjmë gabime të njëjta.
Derbi ka vëmendjen, por unë dua të shënoj gjithmonë. Derbi do të ishte ndjenjë tjetër nëse do të shënoja aty.
Si Rraklli? Më shumë kam dëgjuar për të se nuk e kam parë, por kam dëshirë të bëj si ai, në ato nivele. Duhet shumë punë, ai ka luajtur në nivele më të lart, unë jam ende këtu. Me punë kam dëshirë të arrij atje. Sa i përket pozicionit, po luaj në krahun tim si sulmues i majtë, por unë në vijën e parë në të tre pozicionet nuk e kam problem të luaj” – Tha ai.
(J.S/)