“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael”, ambasadorja shqiptare flet nga aeroporti i Tel Avivit: Po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shtetasve tanë

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe ka folur nga Tel Avivi për situatën e shtetasve shqiptarë.

Ambasadorja Kumbe deklaron se jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Ajo siguron për vëmendje maksimale për shtetasit shqiptarë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

“Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.
Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.
Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”, deklaron ambasadorja Meri Kumbe.

Arena e Lajmit


“Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael”, ambasadorja shqiptare flet nga aeroporti i Tel Avivit: Po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shtetasve tanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook