Lionel Messi është rikthyer pas mungesës së katër ndeshjeve radhazi teksa ylli i Inter Miamit ishte në stol për ndeshjen e MLS kundër Cincinnati-t. Messi hyri në fushë në pjesën e dytë, por nuk mundi ta ndihmonte Miami-n të merrte një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për të kaluar në fazën play-off.
Inter Miami duhej të fitonte patjetër nëse donte të mbante gjallë ëndrrat e tyre për të vazhduar më tej sezonin. Leo Messi është grumbulluar nga Argjentina për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Paraguait dhe Perusë.
Inter Miami, ndërkohë, do të ketë edhe dy ndeshje të fundit në kampionat kundër Charlotte FC. Pas dështimit në kampionat, në Spanjë media të ndryshme raportuan se Messi mund të rikthehet te Barcelona në janar në formulën e huazimit.
Por trajneri i Inter Miami, Gerardo ‘Tata’ Martino, ka përgënjeshtruar gjithçka “Do të jetë një shëtitje në park, apo jo? Kjo më befason, nuk di asgjë për këtë. Nëse do të më thoshit që do të vizitonit Barcelonën me pushime, do të thoja që po, ka të ngjarë, por këtë nuk e di.”
()