Triumfi me Skënderbeun, tekniku Josa: Laçi me lojtarë të pjekur, mund të kishim shënuar më herët

Trajneri i Laçit, Mirel Josa dha mendimin e tij pas fitores 2-0 ndaj Skënderbeut.

“Ne pjesën e parë mund të kishim shënuar, pasi Skënderbeu ka dy sulmues shumë të mirë. Ne faktikisht duhet të kishim qetësi më të madhe në qarkullimin e topit. Gjë që e rregulluam në pjesën e dytë me rezultatin. S’mund të themi gjë për dy fitoret pasi nuk janë asgjë për mua dhe me një rezultat negativ më pas kemi folur ndryshe. Është një skuadër e re që do të mësojë. Unë për të mësuar këto lojtarë jam këtu. Ne normalisht jemi vendosur me 4-3-3, por nuk është problemi tek vendosja.

“Skënderbeu mori frenat e dorës në lojës, sidomos pas fillimit të pjesës së dytë, por nuk kishin raste të pastra vetëm me goditjet e Liços nga jashtë zone. Por duhet të kishim qenë më të qetë, pasi goli i dytë u bë në një moment shumë të keq. Nuk ishte problem kundërsulmi, por goditëm Skënderbeun dhe aty u mbyll gjithçka. Edhe skuadra kundërshtare demoralizohet kur kundërshtari shënon golin e dytë. Unë thjesht i bëj një analizë duke patur parasysh momentet. Në përgjithësi lojtarët e mesfushës e zgjidhën mirë.

“Ujka ka luajtur dhe më përpara dhe është lojtar që e njoh. Po doli në pozicion gjuajtje e ka këmbë ne djathtë të saktë. Melo pastaj vepron shumë mirë ndërmjet linjave, por nuk mund të themi që këta të dy ishin më të mirët.

“Diferencë skuadrave duhet ti bëjë kontigjenti i lojtarëve që ka. Jo kontigjenti në cilësi, por lojtarët që ka të gatshëm pasi kampionati është i gjatë. Mund të flas për skuadrën time dhe dy skuadra që e di çfarë kontigjenti kanë. Por ndalimi nga kartonët apo dëmtimet bëjnë diferencën. Djemtë që kam në ekip janë djem që luajnë me pjekuri.”

“Ivan Gvozdenovic e respektoj shumë si djale, por këshilla s’kam pse i jap sepse është ish-nxënës, por tani e kam koleg. Përsa i përket këshillave, secili ka mendimet e veta”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Triumfi me Skënderbeun, tekniku Josa: Laçi me lojtarë të pjekur, mund të kishim shënuar më herët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook