Arsenal ka marrë një sukses të madh në Londër ndaj Manchester Cityt me shifrat 1-0, duke mposhtur kampionët e Anglisë në kampionat për herë të parë që prej vitit 2015.
“Qytetarët” e filluan mirë ndeshjen, teksa iu afruan shumë golit me Ake. Në të 26-tën, Nketiah provon të zhbllokojë takimin, por gjuajtja e tij nuk shkon në rrjetë.
Më pas, protagonist bëhet arbitri Oliver, i cili nuk nxjerr nga loja Kovavic. Mesfushori kroat bën një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Odegaard, por kryesori u mjaftua me karton të verdhë. Në një aksion të disa minutave më vonë, po Kovacic pengon Declan Rice, gjithsesi gjyqtari hezitoi t’i tregonte të kuqin.
Pjesa e dytë nis mirë për Gooners. Skuadra e Mikel Artetës u hodh në sulm për golin e avantazhit. Vendasit ia dolën të prishin ekuilibrat e takimit në minutën e 87-të, me Martinellin. Brazilani “tërboi” tifozët në festë, me golin që mund të thotë shumë në fund, kur të bëhen llogaritë e titullit. Arsenal renditet në vendin e dytë, ndërsa Citizens në vendin e 3-të.
(J.S/)