VIDEO/ Partizani rikthehet te fitorja, Bintsouka tripletë, Erzeni ia del ndaj Teutës

Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mundi 4-3 Kukësin në “Arenën e Demave” Kukësin. Ekipi i drejtuar nga Zekic vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në 5 minutat e para, duke shënuar 2 herë. Cara prishi ekuilibrat, ndërsa Bintsouka dyfishoi shifrat. Verilindorët ngushtuan diferencat me Gbolohan në minutë ne 25-të, por Bintsouka sërish u shfaq në skenë në fundin e fraksionit, duke thelluar avantazhin vendas.

Në fillimin e pjesës së dytë, protagonist negativ ishte një ish si Bytyçi, i cili realizoi autogol. Bintsouka kompletoi tripletën personale në minutën e 57-të, me sulmuesin nga Kongo që dërgoi sërish sferën pas shpinës së portierit.

Takimi vazhdoi të dhuronte emocione dhe spektakël. Kukësi u fut në lojë sërish me golin e Hasaj, por vetëm kaq, pasi nuk do kishte ndryshim rezultati deri në fund. Partizani e sheh veten në vendin e pestë, ndërsa Kukësi mbyll klasifikimin.

Erzeni ka mundur 0-1 Teutën me golin e Kacbufit. “Djemtë e detit” mbajnë pozicionin e tetë, sakaq djemtë e Alfred Deliallisi në vendin e gjashtë.

 

(J.S/ )

Arena e Lajmit


VIDEO/ Partizani rikthehet te fitorja, Bintsouka tripletë, Erzeni ia del ndaj Teutës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook