VIDEO/ Roma vazhdon me rezultate pozitive, Lukaku realizon dopietë në Sardegna

Roma ka marrë fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Ekipi i Mourinhos ka triumfuar me goleadë 1-4 ndaj Cagliarit, në Sardegna. Takimi rezultoi me i lehtë nga çfarë pritej, teksa Aouar dhe Lukaku shënuan në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk mungoi një gol i Belottit. Lukaku tregoi se është në ditë të mirë, pasi “tundi rrjetën” sërish.

Skuadra nga kryeqyteti është në mesin e tabelës dhe për këtë edicion synon një vend në Champions. Nëse Dybala me shokë do ia dalin apo jo, mbetet të shihet.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Roma vazhdon me rezultate pozitive, Lukaku realizon dopietë në Sardegna

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook