Sekretar për çështjet ligjore të PD, Indrit Sefa, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për rikthimin e nënkryetarit të Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.
Ai u shpreh i prerë se PD ka organet e veta ligjore dhe se njihet nga KQZ-ja, ndërsa shtoi se Gazment Bardi është deputet i Parlamentit dhe PD-së, por kryetar i grupit parlamentar është kreu i Partisë Demokratike.
“Në lidhje me rikthimin e Bylykbashit në grupin parlamentar, doja të thoja se çdo njeri që mendon se është mbi vendimmarrjeve kolegjiale ka një problem me mënyrën se si e konsideron PD-në. Vendimi është unanim i gjithë anëtarëve dhe i është komunikuar kuvendit. Bardhi është deputetet, por kryetar i Grupit Parlamentar është kreu i PD-së. Kuvendi mund të njohë kë të dojë, por ligji i partisë e përcakton atë.
Komisioni i reformës zgjedhor ngrihet mbi bazën e partisë politike. Propozimet e PD-së janë konkrete. Të vetmet propozime që kanë shkuar në këtë komisionin është ai i PD-së. Anëtar ka qenë dhe Bylykbashi dhe unë s’mbaj mend të ketë pasur këtë vrull të madh. Komisioni vazhdon punën, është marrë vendimi në Parlament për zgjatjen e periudhës kohore. Sot vetëm PD ka ndryshime të kodit zgjedhor. Detajet janë ato që kemi referuar në takimet tona në Tiranë dhe Fier. Ne jemi për votim dhe numërim elektronik, e shohim si kusht të domosdoshëm”, u shpreh Sefa.
()