Berisha nxjerr videon: Ja si i zunë rrugën Salvador Kaçajt për ta vrarë më 14 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video që sipas tij tregon atentatin e dështuar ndaj ish kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj.

Në video duket një makinë e bardhë që i zë rrugën makinës ku udhëtonte Kaçaj me të birin, që i zë rrugën dhe dy persona dalin për ta qëlluar me armë, por shoferi i makinës ecën mbrapa dhe largohet nga atentatorët.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në 14 maj kam denoncuar atentatin e dështuar të organizuar nga bandat kriminale ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvador Kaçaj. Ai po udhëtonte së bashku me të birin dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal. Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm, me një tallje ndaj këtij akti sikur ky akt ishte një shpikje e Kaçajt dhe nuk kish ndodhur kurrë. U desh kohë që të siguronim videon e këtij akti kriminal, video që do ta paraqes sot. Video tregon se si kriminelët i zunë rrugën dhe të armatosur dolën për të kryer krimin”, tha Berisha.

Arena e Lajmit


Berisha nxjerr videon: Ja si i zunë rrugën Salvador Kaçajt për ta vrarë më 14 maj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook