Goditen 3 raste të falsifikimit të dokumenteve në Rinas, arrestohen 2 shtetas të huaj dhe procedohen 2 të tjerë

Rinas/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Arrestohen një shtetas kinez dhe një shtetase kamerunase, pasi paraqitën në sportel, dokumente të falsifikuara.

Procedohet penalisht një shtetas turk, pasi gjatë kontrollit iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

Procedohet penalisht një shtetase tjetër, pasi nuk deklaroi në kufi, sende me vlerë, siç e përkaton ligji.

Sekuestrohen dokumentet false dhe sendet me vlerë (bizhuteri).

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme dhe 1 rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, konkretisht:

– është vënë në pranga shtetasi kinez Z. Q., 39 vjeç, banues në Kinë, pasi ka paraqitur në sportel, një pasaportë të Koresë së Jugut, të falsifikuar;

– është vënë në pranga shtetasja kamerunase K. T., 43 vjeçe, pasi ka paraqitur në sportel, një leje për qëndrim në Suedi, të falsifikuar;

– nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk G. A., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë izraelite të falsifikuar;

– nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 59 vjeçe, pasi nuk ka deklaruar në doganë, sende me vlerë (bizhuteri) që i kishte me vete.

Dokumentet false dhe sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Goditen 3 raste të falsifikimit të dokumenteve në Rinas, arrestohen 2 shtetas të huaj dhe procedohen 2 të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook