“Më 14 maj u ‘minua’ procesi zgjedhor”, Meta nga Elbasani: Korrupsioni, prioritet i qeverisë. Pagesat për arsimin, shkojnë te inceneratorët

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë takimit me strukturat e partisë së tij nga Elbasani sulmoi qeverinë ‘Rama’.

Ai tha se korrupsioni është prioritet i kësaj qeverie, duke risjellë në vëmendje disa problematika. Mes të tjerash Meta tha se zëri i qytetarët duhet të rritet dhe të rritet po ashtu edhe presioni ndaj qeverisë.

“Jam i bindur se duke ecur me këtë axhendë që ju keni për të rivendosur llogaridhënien. Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të rritet presioni. Elbasani është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Por sot është i braktisur. Në 14 maj, siç e përmendi dhe Haxhinasto, i dimë ato fenomene minuese të procesit zgjedhor, që i ka përshkruar dhe misioni i OHDIR, që nga përdorimi i burimeve të administratës, apo përdorimi i të dhënave personale, për intimidimin e tyre, kontrolli i votës dhe shumë fenomene të tjera. Zëri juaj nuk është i barabartë me ato të këshilltarëve të tjerë, pasi përfaqësoni më tepër. Lekët për arsimin, shkojnë te inceneratorët, për pagesat e tyre, Korrupsioni është prioritet i parë i kësaj qeverie.”, tha Meta.

()

Arena e Lajmit


“Më 14 maj u ‘minua’ procesi zgjedhor”, Meta nga Elbasani: Korrupsioni, prioritet i qeverisë. Pagesat për arsimin, shkojnë te inceneratorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook