Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por dogji një sipërfaqe të madhe me ullinj, pranga 61-vjeçarit në Vlorë

Një 61-vjeçar, i shpallur në kërkim për zjarrvënie është arrestuar paraditen e sotme në Vlorë.

Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.M., banues në fshatin Gjashtë, pasi dogji një sipërfaqe të madhe me pemë ulliri.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, kanë shpallur në kërkim shtetasin N. M., 61 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi
dyshohet se në fshatin Ninat, Konispol, ka ndezur zjarr në një kullotë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me pemë ulliri.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Arena e Lajmit


Ndezi zjarr për hapjen e kullotave, por dogji një sipërfaqe të madhe me ullinj, pranga 61-vjeçarit në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook