Në Kroaci janë të bindur, trajneri Zekic lë Partizanin, shuma që fitojnë të kuqtë

Një çështje shumë e rëndësishme në shtëpinë e Partizanit është e ardhmja e Zoran Zekic. Trajneri i njohur deklaroi dje pas ndeshjes me Kukësin se mund të largohej nga drejtimi i skuadrës, pasi kishte disa probleme personale.

Zyrtarizimi mungon ende, por “sportske.jutarnji.hr” bën me dije se tashmë gjithçka është e kryer. Sipas asaj që shkruhet, trajneri Zekic, presidenti Gaz Demi dhe Osijek (klubi kroat i interesuar për të firmosur me teknikun) kanë rënë dakord për prishjen e kontratës për një shumë rreth 100 mijë euro.

Zoran Zekic ka drejtuar më parë Sheriff Tiraspol, Diosgyor dhe Slabven Belupo. Te Radnik Sesvete, ai ka qenë ndihmës-trajner. Për “timonierin” do të ishte një rikthim te Osijek, pasi ka udhëhequr në vitin 2015 këtë ekip. Të reja të rëndësishme priten në orët në vijim.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Në Kroaci janë të bindur, trajneri Zekic lë Partizanin, shuma që fitojnë të kuqtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook