U raportua se e zuri poshtë ashensori, policia për vdekjen e punëtorit në Tiranë: Ra nga lartësia. Në pranga përgjegjësi i punimeve

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për vdekjen e punëtorit 58-vjeçar ditën e djeshme në një pallat në ndërtim në zonën e ish-fushës së Aviacionit.

Ndonëse fillimisht u raportua se ishte zënë poshtë nga ashensori që përdorej nga punëtorët, i cili ishte shkëputur nga kati i parë në minus 1, policia deklaron sot zyrtarisht se dyshohet se 58-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndërkohë ka arrestuar përgjegjësin e punimeve në pallatin ku ndodhi ngjarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi zyrtarisht policia.

Arena e Lajmit


U raportua se e zuri poshtë ashensori, policia për vdekjen e punëtorit në Tiranë: Ra nga lartësia. Në pranga përgjegjësi i punimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook