Zekic jep sinjale lamtumire, i kalon topin Demit. A do të ulet Shehi në stolin e kuq?!

“Ku ka zë, nuk është pa gjë”, kështu thotë një fjalë e urtë popullore, e cila me sa duket do të gjejë zbatim në rastin Zoran Zekic. Prej disa ditësh, në Kroaci, mediat shkruajnë, madje e bëjnë fakt, që Zoran Zekic do të largohet nga Partizani për t’u rikthyer edhe një herë te Osijek, ish ekipi i tij, që e kërkon me ngulm. I pyetur mbi këtë temë, pas fitores kundër Kukësit, Zekic nuk e mohoi, por theksoi se do të flas me presidentin Demi për të gjetur një zgjidhje të shpejtë pasi sipas tij ka disa probleme familjare.

Zekicc
Zekicc

Sfida kundër Kukësit me shumë gjasa ishte e fundit për teknikun kroat, pasi Gaz Demi nuk pritet të bëhet pengesë, pritet të lë të lirë Zoran Zekic të rikthehet në Kroaci. Kjo është periudha perfekte për të marrë këtë vendim pasi pauza që sjell Kombëtarja i jep pak më shumë kohë për të gjetur një alternativë të përshtatshme, në fakt opsionet nuk mungojnë. Për të përforcuar edhe më shumë këtë largim të paralajmëruar kohë më parë, Zekic zgjodhi fjalë të ëmbla për të shprehur admirimin e tij ndaj presidentit të Partizanit.

1 Halili Shkarkon Orges Shehin, Trajneri MË JetËgjatË Largohet Nga Tirana
1 Halili Shkarkon Orges Shehin, Trajneri MË JetËgjatË Largohet Nga Tirana

Largimi i pritshëm i Zekic ndez edhe më shumë zërat që flasin për një transferim të Orges Shehit te rivalët e përjetshëm të Tiranës. Dëshira kryesore e drejtuesve të kuq është pikërisht Shehi, por bardheblutë vendosën një klauzolë “anti-Partizan”, pranuan t’i paguajnë kontratën deri në përfundim të sezonit, vetëm që Shehi të mos ulet në stolin e “demave”. Në çdo rast ky nuk është një opsion i pamundur, por palët duhet të gjejnë një kompromis mes tyre për të vënë në jetë një lëvizje të bujshme, për më tepër që Shehi, apo çdo trajneri i ri, që do të vijë në krye të Partizanit do të debutojë në derbin e kryeqytetit.

()

Arena e Lajmit


Zekic jep sinjale lamtumire, i kalon topin Demit. A do të ulet Shehi në stolin e kuq?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook