Te Real Madrid, rinovimi i Vinicius është ende në qendër të vëmendjes. Sulmuesit anësor i skadon kontrata në vitin 2024, por ende nuk ka marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit me Los Blancos. Braziliani mbërriti në verën e vitit 2018, teksa falë potencialit dhe cilësisë që ka, është rritur sezon pas sezoni dhe është bërë referencë për sulmin e madrilenëve.
Mediat bëjnë me dije se nuk ka asnjë problem në horizont dhe e konsiderojnë të mbyllur çështjen e rinovimit. Në Madrid dëshirojnë të nxitojnë pasi në fillim të vitit 2024, Vinicius do të jetë në gjendje të negociojë të ardhmen e tij me një klub tjetër nëse ai nuk ka nënshkruar ende rinovimin me Real Madridin.
Mediat aludojnë se akordi i ri do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2027 me një pagë 10 milionë euro në sezon. Në kontratën e re do të ketë edhe një klauzolë 1 miliardë euro për të mbrojtur klubin nga sulmet e skuadrave të mëdha, përfshirë këtu jo vetëm ato evropiane por edhe ato arabe.
(J.S/)