Policia e Elbasanit në aksion, tetë shoferë të arrestuar dhe mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor

Policia Rrugore e Elbasanit ka dalë në aksion në të gjitha akset rrugore të qarkut. Si pasojë, janë arrestuar tetë shoferë dhe janë vendosur gjoba të shumta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor.

Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 224 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 338 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.

Arena e Lajmit


Policia e Elbasanit në aksion, tetë shoferë të arrestuar dhe mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook