Ka shumë njerëz që besojnë në teoritë e udhëtimit në kohë. Kjo video duket se ua shton besimin se udhëtimi në kohë është i vërtetë. Pamjet kanë shkaktuar një numër të madh komentesh në rrjet kohët e fundit. Në të shfaqet një person, i cili kalon pa u shqetësuar përmes një dere xhami.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe i përkasin datës 30 janar 2016. Por, sipas shkrimit që e transmeton Shekulli, ajo që ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e videos është fakti që sapo personi kalon derën, viti ndryshon nga 2016 në 2019 (majtas lart) dhe ky ndryshim vijon deri sa ai kthehet sërish.
Kjo ka bërë që një pjesë e komentuesve në rrjetet sociale ta shohin portën si kalimin në të ardhmen dhe burrin një udhëtar në kohë. A është e mundur kjo, apo dikush ka montuar pamjet pikërisht për të krijuar këtë ide?
Por, shumë mendojnë se ky është një tjetër truk i profesionistëve që hera-herës krijojnë video të tilla duke shkaktuar shumë debat.
https://www.youtube.com/watch?v=wGOShGK9iNA
(d.b/)