“Firmosën 28 anëtarë të Asamblesë”, Tabaku: Dorëzohet draftrezoluta për aktet terroriste në Veri të Kosovës

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se një draftrezolutë e paraqitur në Këshillin e Europës në lidhje me aktet terroriste në veri të Kosovës është dorëzuar.

Ajo shkruan se rezoluta është firmosur nga 38 anëtarë të Asamblesë dhe synon të hapë rrugën për një hetim ndërkombëtar të ngjarjeve të ndodhura më 24 shtator në veri të Kosovës.

Tabaku shtoi se shpreson që rezoluta do të miratohet në parlament me vota të plota, për të thelluar qëndrimin kombëtar mbi këtë rast.

Postimi i plotë:

Pak orë përpara debatit për projektrezolutën në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzohet draftrezoluta e paraqitur në Këshillin e Europës së bashku me deputetin e CDU, Knut Abraham . Draftrezoluta “Në përgjigje të akteve terroriste në Veri të Kosovës” u firmos nga 38 anëtarë të Asamblesë.
Një rezolutë që shpresoj shumë t’i hapë rrugë një hetimi të plotë ndërkombëtar për atë që ndodhi me 24 shtator në veriun e Kosovës që përfundoi me vrasjen e një oficeri policie dhe plagosjen e dy të tjerëve. Shpresëplotë që një hetim i tillë do të jetë transparent e i pakontestueshëm, me dy reporterë të pavarur për të bërë të mundur që çdo akt i tillë të ketë dritë të plotë!
Koha që Kosova të ecë përpara, por nuk mund ta bëjë këtë pa u njohur cdo akt e veprim të së djeshmes!
Falenderuese për këdo nga firmosësit që vijnë nga 8 shtete të ndryhme duke filluar nga Gjermania, Ukraina, Hollanda, Turqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar e sigurisht mbështetje bipartizane nga Shqipëria.
Uroj që ky të jetë një ogur i mirë që së bashku të dy anët e politikës të miratojnë me vota të plota në parlamentin tonë projektrezolutën ashtu siç duhet t’i ketë hije qëndrimit kombëtar.

Arena e Lajmit

“Firmosën 28 anëtarë të Asamblesë”, Tabaku: Dorëzohet draftrezoluta për aktet terroriste në Veri të Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook