Konflikti në Lindjen e Mesme/ “Izraeli s’ka pësuar kurrë disfatë të tillë”, ish-ministri i Jashtëm: Rama i imponon qeverisjes atë që i buron nga koka për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit rreth konfliktit Izrael-Palestinë.

Mustafaj u shpreh se Izraeli nuk ka pësuar kurrë dëme të tilla nga përplasjet në rajon, gjë që sipas tij e ka kthyer situatën në kohën e terrorizmit.

Ish-diplomati foli edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimin e Shqipërisë lidhur me këtë rast, duke thënë se kryeministri Rama ka treguar një neutralitet që nuk lejohet nga Kushtetuta e vendit.

Sipas tij Rama i imponon qeverisjes një qëndrim “që buron nga koka e tij”, por megjithatë ai shprehet se kjo nuk vjen për shkak të qëllimit të keq, por sepse sipas tij ” Rama nuk kupton asgjë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Arabia ka financuar pandërprerë Palestinën përgjatë viteve. Ka një ndikim të madh në gjithë botën arabe, por edhe më gjerë deri në marrëdhëniet me SHBA. Shqipëria duhet që menjëherë të shpallë organizatë terroriste Hamasin.

Një disfatë të tillë Izraeli nuk e ka pasur asnjëherë në pëprlasjet e tija rajonale. As në luftën para50 vitesh. Ky konflikt e ktheu situatën në pikën zero, në kohën e terrorizmit. Banorët në Rripin e Gazës janë shumë të izoluar gjeografikisht. Ndikimet do jenë më të pakëta nëse konflikti mbetet aty.

Sa i përket Kosovës, Rama ka treguar një neutralitet që nuk lejohet nga Kushtetuta. Ju siguroj se trupa diplomatike shqiptare nuk ka mendim të njëjtë.

Ai i imponon qeverisjes një qëndrim që buron nga koka e tij. Unë do thosha se kaq di dhe kaq bën, dhe nuk e konsideroj të qëllimshme mënyrën e qëndrimit të tij. Rama nuk kupton asgjë në marrëdhëniet ndërkombëtare”, u shpreh ai ndër të tjera.

 

Arena e Lajmit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ “Izraeli s’ka pësuar kurrë disfatë të tillë”, ish-ministri i Jashtëm: Rama i imponon qeverisjes atë që i buron nga koka për Kosovën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook