“Masa të tepruara, gjërat të merren me qetësi”, Halilaj: Ndaj Çekisë pozitiv edhe barazimi, lideri i heshtur i Kombëtares është

Shqipëria vazhdon ëndrrën drejt kualifikimit në Euro 2024, ku nesër mbrëma në “Air Albania” sfidon Çekinë.

Kuqezinjtë kryesojnë me 10 pikë në grupin E, 2 pikë më shumë se çekët. I ftuar në emisionin “Open” në “News 24” ishte kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj.

“Ndeshje e rëndësishme por e rrezikshme. Thonë se do jenë 1500 policë, këtu s’po na vijnë huliganë. Nuk mund të jetë gjithmonë kjo klima. 1500 policë, kujdes këtu apo aty. Përplasjet apo hedhja e ndonjë fishekzjarri janë normale ndonjëherë. Ky presioni i mirë që duhet ta mbyllim patjetër nuk është i mirë, edhe barazimi do ishte në rregull.

Kemi lojtarë të mirë, kemi lojtarë që kanë luajtur në stadiume me mbi 60 mijë tifozë. Duhet të pranojmë edhe situata të pakëndshme. Mund edhe të humbasim ndeshjen, nuk i dihet. Ky është problemi, duhet të menaxhojmë mirë situatën

“Dallimi Reja-Sylvinho / Sylvinho po jetën këtu. Ndryshe është të jetosh këtu dhe ndryshe të drejtosh kombëtaren nga larg. Në 2016 ishte Lorik Cana pikë referimi, pasi ishte ekspert dhe menaxhonte pjesën emocionale. Deri tani shoh Cikalleshin apo Gjimshitin, një pjesë ka ndryshuar. Lideri i heshtur i Kombëtares është Cikalleshi” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Masa të tepruara, gjërat të merren me qetësi”, Halilaj: Ndaj Çekisë pozitiv edhe barazimi, lideri i heshtur i Kombëtares është

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook