Problemet që kanë disa nga futbollistët kuqezi ka bërë që Silvinjo të mos e ketë ende të përvijuar formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë ndaj Çekisë. Kjo edhe për faktin se bëhet fjalë për dy mesfushorë dhe një sulmues të rëndësishëm.
Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare mendohet t’i besojë formacionit që mori një pikë në Pragë, me vetëm një ndryshim për shkak dëmtimi dhe një dileme që është porta. Mes Berishës dhe Strakoshës, Silvinjo duhet të zgjedhë njërin, ku pak më i avantazhuar duket i pari, pasi ka luajtur rregullisht me Empolin.
Ndërkohë vendin e Ismajlit në mbrojtje do ta marrë Arlind Ajeti. Kjo zgjedhje edhe për faktin e shtatlartësisë dhe forcës fizike të lojtarit, shumë të nevojshme kundër një rivali si Çekia. Ajeti do të jetë së bashku me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët do të jenë Hysaj djathtas dhe Mitaj në të majtë.
Në mesfushë me shumë mundësi do të jenë treshja: Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërkaq në sulm pritet ta nisin nga minuta e parë: Asani, Seferi dhe Cikalleshi.
()