Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Eduart Lamajn dhe 33 vite heqje lirie për bashkëpunëtorin

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kurbinit, e cila dënoi me burg përjetë Eduart Lamajn, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit

Ndërkohë po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.

Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.

Arena e Lajmit

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Eduart Lamajn dhe 33 vite heqje lirie për bashkëpunëtorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook