Vrasja e Runajt dhe Ramazanit, burg përjetë për Xhulian Hoxhën, 17 vite për Euglen Halilin

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhulian Hoxhën, dhe 17 vite burg për Euglen Halilin.

Ata akuzohen për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan, e kryer më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020. Xhulian Hoxha do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

Hoxha deklarohet fajtor për: Kryerjen e veprës penale “Vrasia me paramendim”, për interes, ne formën e veçante te bashkëpunimit, atij te grupit te strukturuar kriminal, ne dem te viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij 30 (tridhjete) vet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçante te bashkëpunimit, atij te grupit te strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, ne dëm te viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4, 50 shkronja c dhe 334 pika 2 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim te përjetshëm.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hosha, per kryerjen e verès penale “Mbajja pa leje he prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, te parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 te po këtij Kodi dhe dënimin e tij 7 (shtatë) vjet.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Xhulian Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, te parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

Bazuar ne nenin 55 paragraf 2 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, i pandehuri Xhulian Hoxha dënohet me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë Halili shpallet fajtor për: për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, e kryer me interes në formën e veçantë të bashkëpunimit, atij të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës Emiljano Ramazani, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij parafi, dhe dënohet me 30 (tridhjete) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, e kryer me egërsi dhe mizori, në dëm të viktimës Regis Runaj, parashikuar nga neni 78 paragrafi 2 i Kodit Penal, ne lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 2 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të po këtij Kodi dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Euglen Halili, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”‘, te parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Bazuar ne nenin 55 paragrafi 2 te Kodit Penal, ne bashkim te dënimeve, i pandehuri Euglen Halili dënohet me burgim të përjetshëm.

Bazuar ne nenin 28 pika 7 te Kodit Penal, uljen e dënimit dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Euglen Halili, dënohet me 17 vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të do të fillojë të Ilogaritet nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet EVP, sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

 

 

Arena e Lajmit

Vrasja e Runajt dhe Ramazanit, burg përjetë për Xhulian Hoxhën, 17 vite për Euglen Halilin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook